Sezoni i ri parlamentar, Pampuri: Ligji për Teatrin akt mafioz, "drejtësia" e njëanshme  

Hënë, 03 September 2018 15:36

Pas caktimit të datës dhe axhendes së nisjes së sesionit te ri kuvendor, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri e ftuar në studion e lajmeve në Fax News u shpreh se beteja për Teatrin do të jetë një nga më rezistentet që opozita do të ketë këtë sesion të ri parlamentar.
Pampuri tha se është jonormale që të prishet një godinë që mban histori siç është ajo e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar aty një kullë.

“Unë mund të them e bindur që ligji për Teatrin do të jetë një nga më të kundërshtuarit nga ana jonë, pasi kemi të bëjmë me një akt mafioz. Opozita ka qenë dhe do të jetë me forcë kundër shembjes së Teatrit për të ngritur aty kulla”, u shpreh Pampuri.

Sipas deputetes kjo qeveri është e kapur nga krimi dhe kjo duket dhe me vendimet e njëanshme që janë marrë në kuadër të reformës në drejtësi, duke përjashtuar nga sistemi prokurorë që kanë hetuar bandat.

‘’Nëse bëhet një listë e gjyqtarëve që janë nxjerrë nga sistemi është totalisht e njëanshme, pasi janë larguar nga rradhët e gjyqësorit prokurorë që kanë hetuar banda të lidhura me qeverinë.

Kemi një vit që është shumë intesiv, po unë do ja lija zotit Basha dhe zotit Kryemadhi që të prononcoheshin në lidhje me vazhdimësinë e bashkëkupimit midis të dyja forcave tona politike, duke qenë se viti i ardhshëm është dhe një vit zgjedhor”, u shpreh më tej deputetja Pampuri.

 

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 15:37
Login to post comments