Deputeti i PD-së: Në Shkodër kundër krimit qeveritar mafioz

Hënë, 03 September 2018 18:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në facebook për mbledhjen që opozita është duke zhvilluat në Shkodër.

Në postimin e tij Boçi shkruan se dikur Shkodra ishte qyteti i krimit shtetëror kundër kleri sot është kthyer në kryeqytetin e krimit qeveritar.

Postimi i plotë:

NË SHKODËR KUNDËR KRIMIT

Dikur ishte kryeqytet i krimit shtetëror kundër klerit, intelektualëve e kulturës.

Sot është shndërruar në kryeqytetin e krimit qeveritar mafioz, me veshje bandash, kundër qytetarisë, lirisë e demokracisë.

Shkodra sot apelon!

Prandaj jemi këtu në këtë agorë qyetare, larg parlamentit fallco e të kriminalizuar.

Historia përsëritet.

Shembja e krimit shtetëror diktatorial, nisi këtu.

Shembja e krimit qeveritar mafioz, nis po këtu....!

Login to post comments