Partia Demokratike tashmë duket se po del me një qëndrim të prerë lidhur me idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.
Siç bëhet me dije, PD po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve.
Nga se bëhet e ditur paraprakisht, rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës.
Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.