Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu është bashkuar shqetësimit të opozitës në lidhje me çështjen e kriminalitetin në vend.
Me anë të një postimi në “Facebook” Nishani thekson se tashmë krimi është bërë partner i politikës së qeverisjes së majtë në vend.
Më tej ai ka nënvizuar faktin se vetëm populli sfidon krimin politik.
“Krimi i organizuar tashmë partner politik i qeverisjes të së majtës.
Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra, Vlora nën kontrollin e grupeve kriminale, vrasësve, grabitësve, gjobvënësve, të droguarve.
Kërcënim për çdo familje, çdo qytetar, çdo fëmijë.
#vetëmpopullisfidonkriminpolitik”, shkruan Nishani.