Zëdhënësja e partisë Demokratike Ina Zhupa nëpërmjet një konference për mediat nuk i ka kursyer edhe akuzat ndaj kryebashkiakut Veliaj për ndërtimet që do bëhen sipas saj në zonën e Parkut të Liqenit. Sipas Zhupës Veliaj po shkatërron Tiranën.
“Dokumentet zyrtare që vërtetonin planin e vërtetonin betonizmin e Parkut të liqenit i kemi publikuar. Erioni që del cdo ditë në televion nuk del të japë shpjegime për betonizmin e parkut. Mesa duket e ka të pamundur për të mbuluar këtë fakt.
Pse Veliaj nuk merr përsipër përgjegjësitë për palnin e betonizimit të parkut. Cilit oligrak ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e këtyre kullave? Sa para të pista do të pastrohen nga këto kulla? Veliaj nuk mund të fshihet më prapa videove propagandistike që trasmetohen çdo ditë në televizonet e e vendit. Me Erion Veliajn Tirana po shkatërrohet”, u shpreh ndër të tjera Ina Zhupa.