Komentuesit i "vërsulen" Ramës për statusin e shenjtërimit të Nënë Terezës

E mërkurë, 05 September 2018 13:28

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një shprehje të “Nënë Terezës” dhe ka publikuar një video ku tregohet varfëria ekstreme e një familjeje.

Menjëherë kanë vërshuar edhe komentet nga ana e qytetarëve të cilët nuk i janë kursyer Ramës me mendimet e tyre për mënyrën sesi ai qeveris vendin.

“Mos e ofendo mundin e Nene Tereza‘s të lutem, ti e ben per reklamë. .Ajo e ka bërë gjithçka për hir të dashurisë së madhe që  kishte, ki dinjitet e ndihmoje popullin sa ke kohë”, i shkruan një komentues Ramës.

Ndërsa një tjetër i shkruan: Mos hyj në gjynah z.Rama se të vret Zoti,nuk ke asnjë gjë të përbashkët me Nënë Terezën ajo është Shejtnesh,dhe ty je djalli vetë,një kryeminister që është i lidhur me bandat që terrorizojnë popullin vetem per te ndenjur ne pushtet.”.

Nga ana e kryeministrit ende nuk ka një përgjigje për këto komente.

Login to post comments