×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas Shkodrës, opozita e bashkuar mblidhet nesër në një tjetër qytet

E mërkurë, 05 September 2018 15:22

Edhe këtë javë Opozita nuk do të jetë e pranishme në sallën e parlamentit. Pas Shkodrës, opozita e bashkuar ka vendosur të mblidhet në qytetin e Elbasanit.

Grupi parlamentar i PD, LSI-së dhe partive të tjera aleate do udhëtojnë në drejtim të Elbasanit ku do të zhvillojnë një mbledhje për situatën kriminalitetit në vend ditën e nesërme.

Kujtojmë që të hënën opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelisht zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë, duke nisur sesionin e ri parlamentar.

Opozita akuzon maxhorancën se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe policisë së shtetit nga krimi.

Login to post comments