Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka ngritur alarmin për shkurtimin e fondeve në sektorin e Bujqësisë.
Përmes një postimi në facebook ai është shprehur se ky shkurtim po e çon fshatin në mjerim dhe sektorin e bujqësisë në faliment.
Postimi i plotë
Shkurtimi i fondeve për Bujqësinë, po e con sektorin në faliment dhe fshatin ne mjerim….!! Në rishikimin e buxhetit të 2018, pakesohen parate e buxhetit për Bujqësinë!!…. Arsyetimi?! Rlalokim i fondeve te paperdorura?! Cfare ironie!! Një sektor” tmerresisht”i pafinancuar nuk arritka ti perdore edhe ato “fonde” mjerane që ka!! Kur ne fakt Bujqesia, duhet ti “perpinte”ato me njëhere dhe perseri të mbetej e” uritur”! Por ky eshte vetem , “preteksti” sepse e verteta e hidhur, eshte se nga qesja e Bujqesise devijohen fonde për financime dhe pagesa jo prodhuese…! Rezultati?! Ashtu si edhe në fund te vitit te kaluar, me mijra fermere te “shpallur fitues” nuk do te paguhen për mundin dhe sakrificat e tyre.. Serat, stallat, pemishtet drejt mbylljes, sepse kosto e prodhimit, kercen fort mbi shpinen e fitimit…ose thene ndryshe bujqesia shkon drejt “tharjes” dhe shkretimit.