Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë nga selia blu akuzoi qeverinë ‘Rama’ lidhur me nismën e kësaj të fundit për tekstet falas për arsimin fillor. Sipas deputetes demokrate ky ishte program i PD që u vodh nga qeveria, ndërsa me ironi i sugjeroi Ramës që të zbatojë atë të plotë.
Po ashtu ajo në emër të PD-së tha se Rama dhe ministrja Lindita Nikolla duhet të flasë për 130 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat.
“Nuk ju thonë prindërve se pse nuk e realizojnë zgjidhjen tonë për tekste falas për të gjithë nxënësit. Duke kopjuar keq dhe duke sulmuar opozitën, Rama dhe Nikolla si shpëtojnë dot shkatërrimit të shkollave. Ata nuk kanë thënë asgjë për 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat. Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve se pse po mbyllen shkolla”, tha Vokshi.