A do të shkojë opozita në Kuvend? Ja çfarë thotë Vasili

E mërkurë, 05 September 2018 18:25

Kreu i grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka deklaruar se opozita nuk do të marrë pjesë në seancën e ditës së enjte.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se çfarë do të ndodhë nesër, Vasili tha se opozita e bashkuar do të mblidhet nesër në qytetin e Elbasanit, ndërsa mazhoranca do të miratojë në Tiranë një akt normativ për të vjedhur sërish paratë e qytetarëve.

 ‘Është zyrtare mbledhja e përbashkët e grupeve parlamentare të opozitës do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që në Tiranë do të mblidhet një grup deputetësh që e quajnë veten mazhorancë, që do të rivënë nesër në Kuvend një projektligj për të vjedhur sërish, ku kjo pjesë e parlamentit janë një grup kuislingësh që kanë tradhtuar njerëzit dhe do të votojnë një akt normativ për të vjedhur paratë’, tha Vasili.

Login to post comments