Në ditën e saj, qeveria bojkoton Nënë Terezën, nuk organizon asnjë aktivitet për të

E mërkurë, 05 September 2018 18:54

Në festimin e parë në Shqipëri të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, qeveria e propagandës, imazhit dhe tellallëkut, nuk u pa asnjë ceremoni në përkujtim të bamirëses së madhe shqiptare.  Kryeministri ishte i zënë si përherë me punën e tij kryesore, propagandën, e cila e tregon më lolo dhe më të papërshtatshmin për të qeverisur vendin. Por të paktën në anën e vet më të mirë, atë ku qeveria shkëlqen, propagandën, mund të kishte bërë diçka për të përkujtuar Nënë Terezën. Le të kurseheshin sot disa nga pilurat helmuese të qeverisë apo gramafonit shëtitës Erion Veliaj. Le të përkujtohej Nënë Tereza. Mund të pushonin një ditë dembelët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, rrënuesit e çdo gjëje të saj. Të kujtonin një nënë të madhe.

Login to post comments