Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e Edi Ramës se ‘Policia paska folur me vepra’.
Sipas Vasilit, Edi Rama nuk e ka për herë të parë të bërë deklarata të tilla.
Postimi i plotë:
Debiliteti kryeministror foli prap sot për policinë.
Kryeministri belbëziti prap e tha:
‘Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra’.
Muaj më parë po ky kryeministër bënte një tjetër deklaratë debile e thoshte ‘që është zhdukur 99 % te drogës’.
Kujë me thes kjo jargavitje gënjeshtrash kryeministrore.....