Kryeministri Edi Rama, është pritur me protesta në qytetin e Elbasanit, ku është duke zhvilluar një takim me mësuesit e këtij qyteti.
Qytetarët e Elbasanit si dhe anëtarë të PD-së, kanë dalë në rrugë për të protestuar për gjendjen e rëndë në të cilën Edi Rama e ka çuar vendin.
Gjatë kësaj proteste qytetarët janë përplasur dhe me forcat e shumta të policisë që ishin të pranishme në këtë takim.