Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në “facebook” ku shfaqet njëri prej katër të arrestuarve gjatë aksionit të policisë në Shkodër mbrëmjen e kaluar.
Në këtë foto të bërë publike nga ish-kryeministri personi i arrestuar është mik me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Erogen Brajoviç, i arrestuar dje ne Shkodër mik per koke i Lal Plehut!”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se në operacionin që u zhvillua dje në Shkodër u arrestuan 4 persona si të përfshirë në aktivitete kriminale, mes tyre dhe i riu që ka dalë në foto me kreun e bashkisë së Tiranës.