Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka komentuar nga studio e syri.net ftesën e Lulzim Bashës drejtuar Ramës për vetting në politikë.
I pyetur nga moderatori Alen Xhelili rreth kësaj çështjeje, Ndoka tha se Rama ka frikë nga vettingu dhe nuk ka për ta pranuar.
Ndërsa shtoi se i gjithë kabineti qeveritar është i inkriminuar, dhe janë bashkëpunëtorë të Ramës në vjedhje.
‘Besoj se zoti Rama nuk e ka të sinqertë përgjigjen, sepse ai përherë përgjigjet ose me batuta, ose më përgjigje gjysmake.
Ka frikë dhe trysni brenda kësaj mazhorance, pasi janë të zhytur në krim dhe korrupsion dhe duke u përballur me vettingun, kjo mazhorancë ndjen fundin e tyre. KJO i vendos në vështirësi edhe vetë Ramën. Rama duke kapur sistemin e drejtësisë, vazhdon ti urdhërojë ata që ti binden urdhrave të tij. Rama e ka zgjeruar skemën e ministrave me të cilët vjedh. Ashtu siç e dinte për dy ministrat e tij lidhjet me krimin, sot i gjithë kabineti qeveritar është në urdhrat e Ramës. Ministrat e Ramës janë personazhe që firmosin ato që ju çon shefi’, tha Ndoka.