Deputeti i PD-së: Rama refuzon vettingun e politikanëve, se ka mizën nën kësulë…

E Enjte, 06 September 2018 18:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në “facebook” shkruan se Rama refuzon vettingun me ligj te politikaneve sepse e ka mizën nën kë2sulë.

Postimi i plotë:

Rama refuzon vetingun me ligj te politikaneve!‎

‎Rama reagoi menjehere ‎kunder propozimit te PD dhe opozites per veting me ligj qe dekriminalizon politiken shqiptare. Reagim tipik i atij qe ka mizen nen kesule. ‎

‎Rama reagoi kunder duke pretenduar se vetingun do ta beje drejtesia e “reformuar” nga ai vete. Ai ngaterron qellimisht vetingun qe dekriminalizon politiken me ligj tani, pa humbur kohe, me me drejtesine qe me kismet do te “reformohet” nje dite. Rama u thote shqiptareve te presin dhe te durojne ne kurriz ministra e deputete me lidhje me krimin, sepse kerkon qe vetingun e politikes ta pengoje me prokuroret dhe gjyqtaret e vendosur prej tij, ata qe kane kaluar vetingun e tij. Ai shpreson dhe po perpiqet qe marionetat e tij ne drejtesi te mos e prekin ate dhe ministrat, deputetet dhe kryebashkiaket e tij qe jane te lidhur me krimin.

‎Rama kundershton duke thene qe vetingun ta beje drejtesia “e reformuar” prej tij, propozon qe vetingu i politikaneve te shtyhet sa me shume ne kohe nepermjet zvarritjes prej tij te reformes ne drejtesi duke bllokuar ngritjen e KLGJ, KLP, Prokurorit te Pergjithshem, SPAK dhe Byrose Kombetare te Hetimit.‎ Rama kundershton sepse ai e di qe vetingu i politikes me ligjin qe propozon opozita nuk ka nevoje te prese vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Praktikisht, Rama refuzon qe vetingu per lidhjet me krimin qe po behet per 800 gjyqtaret ‎dhe prokuroret, te behet pa humbur kohe edhe per vete ate, ministrat e tij, 140 deputetet, kryebashkiaket e vendit dhe kedo qe ka fatet e shqiptareve ne dore.

Refuzon sepse e di shume mire qe do e mbyse llumi i zi i paktit te tij me krimin per te marre dhe mbajtur pushtein, llum qe do ta nxjerre ne shesh ky veting dekriminalizues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...