Qytetarët e Shkodrës së bashku me drejtuesit lokalë të bashkisë po protestojnë duke marshuar kundër krimit, pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur këtë qytet.
Ky marshim protestë është organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike në bashkëpunim me qytetarët shkodran.
Ndryshe nga çdo protestë tjetër, pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, Hoxha i xhamisë së Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse mbështesin protestën e shkodranëve kundër “krimit pa ndëshkim”.