Luka: Qeveria e Ramës po dënon edhe trashëgimtarët e martirëve

Hënë, 10 September 2018 11:21

Deputeti i PD-së në Shkodër, Lorenc Luka ka falenderuar për kontributin e çmuar dhe fisnik, Motrat Salvatoriane me rastin e inaugurimit të shkollës 9-vjeçare "Ndre Zadeja" ne fshatin piktoresk Sheldi.

Por, Luka ka ngritur shqetësimin se nxënësit e kanë vështirë të shkojnë tek shkolla pasi rruga është e keqe.

Statusi i Deputetit:

Nje falenderim i veçante per kontributin e çmuar dhe fisnik te Motrave Salvatoriane me rastin e inaugurimit te shkolles 9-vjeçare "Ndre Zadeja" ne fshatin piktoresk Sheldi. E ndertuar pikerisht aty ku u pushkatuan tre martiret: Dom Ndre Zadeja, Dom Lazer Shantoja dhe Dom Dede Maçaj. Kjo shkolle eshte nje dhurate e çmuar per femijet e ketij komuniteti i cili asnjehere nuk ju nenshtrua regjimit komunist. Shkolla e re, javen qe vjen pret femijet arsimdashes te kesaj zone, por ato kane veshtiresi per te arritur deri aty se u mungon rruga. Kjo nje tjeter deshmi se qeveria e sotme e trashegimise se persekucionit vazhdon me te njejten filozofi dhe ato qe po e provojne sot jane trashegimtaret e martirve.

41363496_1868085536617572_158909211516862464_n.png41446557_1868085503284242_7584676309297528832_n.png41416271_1868085579950901_1387533070948630528_n.png

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 11:27
Login to post comments