Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë grupin parlamentar, ku ka votuar edhe për përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani.
Po ashtu mes të tjerave deputetët socialistë diskutuan edhe për propozimin e kreu të PD, Lulzim Basha për vettingun e politikanëve.
Duket se PS, ka marrë urdhër nga Edi Rama për të mos pranuar propozimin e PD-së, pas nëse do të ndodhte, shumë prej personazheve të PS do të dilnin jashtë politike.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka thënë deputetëve se propozimi i opozitës është i dështuar, ndërsa akuza për përfshirje dhe lidhje me njerëz të botës së krimit ka edhe për Ballën.
"Propozimi i Bashës për vetting të politikës është një propagandë e tij. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe këtë e garanton 100% reforma në drejtësi", mësohet se ka thënë Balla.