×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Opozita sërish bojkot Kuvendit. Të enjten mblidhen në qytetin e Durrësit

Hënë, 10 September 2018 12:35

Edhe këtë të enjte opozita do të bojkotojë punimet e Kuvendit. Vendimi është marrë nga grupi parlamentar, i cili ditën e enjte do të mblidhet në Durrës.

Po ashtu mësohet se grupi i PD ka ngritur 4 grupe pune për platformën  politike, përfshirë edhe vettingun në politikë.

Grupet e punës përbëhen nga deputetë që kanë eksperiencë në fusha të ndryshme, por edhe ekspertë.

1-Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2-Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

3-Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin.

4-Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 12:42
Login to post comments