Nisma për Vetingun e politikanëve është një nga shtyllat e forta të platformës së përbashkët të opozitës dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka theksuar në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD se nisma është e nxitur nga interesi shumë i madh i qytetarëve.
Basha ka thënë se shumica dërrmuese e qytetarëve e përkrahin Vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar: "Shqiptarët duan që Vettingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi”.