Video/ Letra e KE për teatrin, Tabaku: Ligji Rama-Fusha u rrëzua zyrtarisht nga Evropa

Hënë, 10 September 2018 14:52

Një tjetër reagim ka ardhur nga Partia Demokratike në lidhje me deklaratën e Komisionit Evropian, që njoftoi se jep dakordësinë e tij për amendimin e ligjit për teatrin përmes garës së hapur e transperente.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku pohoi se KE rrëzoi ligjin Rama-Fusha për teatrin kombëtar. Po ashtu në emër të PD, Tabaku theksoi se qeveria mbajti 4 ditë të fshehtë letrën e KE.

"KE e ka rrëzuar zyrtarisht ligjin special Rama-Fusha për shkatërrimin e Teatrit dhe ndërtimin e kullave! Qeveria e mban të fshehtë prej katër ditësh me qëllim manipulimin e opinionit opublik por letra flet qartë!"

Video

Login to post comments