×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Prezantohet zyrtarisht ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

Hënë, 10 September 2018 16:48

Italiani Luigi Soreca sot është prezantuar si kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë. Ai ka marrë detyrën në mënyrë zyrtare dhe ka zhvilluar takimet e para.

Punën Soreca e ka nisur duke u prezantuar me stafin e përfaqësisë diplomatike të BE-së në Shqipëri.

Njeriu që zëvendësoi Romana Vlahutinin në Tiranë, më shumë se një diplomat duket se është një ekspert i mirëfilltë i çështjeve të sigurisë, të antimafias dhe të antidrogës. Në jetëshkrimin e tij të publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, thuhet:

Ai (Luigi Soreca) dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e Axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda.

Login to post comments