Luan Rama, takon në Londër ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordi Robertson

Hënë, 10 September 2018 17:09

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka zhvilluar në Londër një takim me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordi Robertson. Me anë të një statusi në Facebook, zv. kryetari Rama është shprehur se gjatë këtij takimi, z. Robertson ka nënvizuar faktin se, krimi më i madh që mund të bëjnë politikanët, është të neglizhojnë rreziqet.

Statusi i plotë

Ishte një kënaqësi e madhe për mua të takoja sërish pas 16 vjetësh një mik të vyer të Shqipërisë, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson, me të cilin kam pasur fatin të kem një bashkëpunim shumë të mirë gjatë periudhës kur shërbeja si Ministër i Mbrojtjes në vitin 2002, në qeverinë e Kryeministrit Pandeli Majko. I ftuar për të folur në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor ku bashkë me kolegen Mimi Kodheli përfaqësojmë Kuvendin e Shqipërisë, Lordi Robertson nënvizoi idenë se është shumë e rëndësishme të nxjerrim mësim nga e kaluara dhe të mos heqim dorë nga përvojat e suksesshme të së shkuarës. Praktika kur një gjeneratë e re politike që vjen në qeverisje, e fillon çdo gjë nga zeroja, është e gabuar dhe e dëmshme, theksoi ai. Ndërkaq, nga fjala e Lordit Robertson dua të veçoj në ligjëratë të drejtë shprehjen: “Krimi më i madh që mund të bëjnë politikanët, është të neglizhojnë rreziqet!” Gjatë bisedës me Lordin Robertson, ai u interesua për zhvillimet në Shqipëri dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...