Opozita ngre grupet e punës për vettingun në politikë, ja emrat

Hënë, 10 September 2018 17:27

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha e ka vënë theksin tek propozimi i bërë publik pak ditë më parë sa i takon vettingut në politikë.

Basha është shprehur para deputetëve se nisma në fjalë mbështetet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve të cilët duan që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri.

“Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi”, është shprehur Basha para deputetëve.

Nisma për vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Mësohet se për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune për të pasuruar me propozime platformën për çlirimin e qeverisjes nga krimi.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

PD

Ervin Salianji

Oerd Bylykbashi

Rudina Hajdari

Isuf Çela

Xhemal Gjunkshi

Klevis Balliu

LSI

Petrit Vasili

Klajda Gjosha

Kejdi Mehmetaj

Endrit Brahimllari

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike që të ndëshkojë dhe jo mbrojë Bashkëqeverisjen e Edi Ramës me Krimin:

PD

Enkelejd Alibeaj

Gent Strazimiri

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Dhurata Çupi

Astrit Veliaj

Lindita Metaliaj

LSI

Silva Caka

Nasip Naço

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:

PD

Oerd Bylykbashi

Genc Pollo

Tritan Shehu

Luan Baçi

Myslym Murrizi

Endri Hasa

Lorenc Luka

Izmira Ulqinaku

Anton Frrokaj

LSI

Luan Rama

Nora Malaj

Floida Kërpaçi

Vangjel Tavo

4 – Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

PD

Edmond Spaho

Grida Duma

Florian Mima

Jorida Tabaku

Albana Vokshi

Bardh Spahia

Halim Kosova

Orjola Pampuri

Agron Shehaj

Nadire Meçorapaj

Luçiano Boçi

Valentina Duka

Hekuran Hoxhalli

Fatbardha Kadiu

LSI

Perparim Spahiu

Viktor Tusha

Edmond Panariti

Edmond Haxhinasto

Agron Çela

Lefter Koka

Shezai Rrokaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...