Kryemadhi-Ramës: Po të jesh aq trim shko te Rruga e Kombit

Saturday, 31 Mars 2018 12:56

Në një komunikim të drejtpërdrejte me News 24, kryetarja e LSI-së, Monka Kryemadhi vendoset në krah të protestuesve dhe e quan të pashembullt aktin e njërit prej policëve që shkelmonte një protestues të moshuar.

“Kjo protestë është kundër politikave ekonomike të Ramës. I këshilloj protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë të protestojnë. Janë në të drejtë të Zotit, ata janë njerëz që vuajnë për bukën e gojës… Është e dhimbshme se si një djalë i ri, polic godet një të moshuar që del në të drejtë të Zotit të protestojnë. Nuk mund të ngresh muret e izolimit për shqiptarët. Më e tmerrshmja ishte kërcënimi që bëri në facebook-un e tij”,- tha Kryemadhi, siç raporton “BalkanWeb”.

Ajo e sfidoi hapur kryeministrin, që të shkonte në Kalimash nëse ishte trim. Nga ana tjetër Kryemadhi tha se do t’ju gjendej pranë protestuesve nëse ata e kërkonin.

“Po të jetë aq trim le të shkojë ta mbrojë atë taksë, është taksa e Edi Ramës. Unë nuk jam në protestë, që të mos politizohet, por nëse ata do të duan, unë jam gati t’ju bashkohem”,- vijon Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...