Kreu i Partisë Demokratike, Basha, pritet të zhvillojë një vizitë blic në Gjermani.
Kryedemokrati do takohet atje me zyrtarë të Budestagut gjerman, ndër të cilët edhe Gunther Krichbaum, kreu i Komitetit për Çështjet e Bashkimit Evropian.
Vizita e Bashës vjen pas rëndimit të situatë kriminale në vend dhe vendimit të opozitës së bashkuar për të larguar qeverisjen e Ramës, që sipas saj është e inkriminuar dhe është përgjegjëse për atë që ndodh në vend.
Krichbaum ka qenë një nga deputetët më kritikë ndaj qeverisjes së Ramës dhe ndër kundërshtarët e hapur të çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në vizitën zyrtarë të kryeministrit Rama në Gjermani, Krichbaum i tha sy për sy kreut të qeverisë se pa luftë serioze dhe me rezultate ndaj korrupsionit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, Shqipërisë nuk do i çeleshin negociatatat, siç edhe ndodhi.