Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu vlerësoi mesazhin që seantori amerikan njëkohësisht i dërguari i Presidentit Donald Trump në Ballkan, Ron Johnson, përcolli për marrëveshjen Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve. Sipas Shehut deklarata e Ron Johnson është një mesazh i fuqishëm në mbështetje të stabilitetit, paqes e integrimit të Rajonit.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Deklarata e tanishme realiste dhe e qarte e te derguarit te Presidentit Trump ne Ballkanin Perendimor, Z. Johnson, qofte dhe per “inisiativen” e ri konfigurimit te kufijeve Kosove-Serbi, eshte nje mesazh i fuqishem ne mbeshtetje te stabilitetit, paqes e integrimit te Rajonit.
Artikulimi nga ai i asaj qe eshte e verteta, se ndryshimi i kufijeve eshte ide e atyre qe duan destabilitet ne Rajon (Rusia), paralajmerimi qe beri per efekte “domino” shkaterruese nga nje aventure e tille, mbrojtja qe i beri nocionit demokratik te shteteve plurietnike si dhe rikonfirmimi i te ardhmes europiane si te vetmen mundesi te sigurte per ne, jane mesazhe shume te rendesishme e qartesuese, ne keto kohe te veshtira e te trubullta.
Qenia e ketyre deklaratave ne emerues krejt te perbashket me ato te fundit te Zj. Merkel, apo nga te tjera vende te rendesishme te Europes, mbyllin perfundimisht nje “diskutim” te rrezikshem ose se paku aventuresk te shperthyer befasisht muajt e fundit, por ne fakt te leshuar vite me pare nga Serbia.