"Fshirja" e Çamërisë, PDIU shpreh pakënaqësi me marrëveshjen Rama-Tsipras

Tuesday, 11 September 2018 17:59

PDIU ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku pritet të caktohet edhe vendimi sa i përket bashkëpunimit politik, në një kohë kur na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet lokale. Gjatë fjalës së tij, kreu i PDIU, Shpetim Idrizi iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministri grek, Aleksis Tsipras pak ditë më parë, teksa tha se çështja çame nuk ekziston. Shpëtim Idrizi i konsideroi se deklarate arrogante ato të kryeministrit grek dhe sipas tij, Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet.

“Çështja çame ndodhet në një moment delikat. Më duhet t’i jap një përgjigje kryeministrit grek që tha me arrogancë se çështja çame nuk ekziston si dhe të tjerëve që thonë se janë në prag të një zgjidhje me Shqipërinë. Ne nuk çuditemi nga deklaratat arrogante tipike të një lideri në Ballkan si Cipras. Greqia nuk ka përzënë vetëm çamët, por edhe hebrenjtë dhe të tjerët. Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet. Pala shqiptare thotë se ne kemi folur për çështjen çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kjo nuk mjafton. Ne i jemi adresuar ministrin Bushati me 16 pyetje për të sqaruar opinion publik se çfarë është diskutuar me palën greke”- tha Idrizi.

Idrizi tha se në 4 vite janë larguar nga vendi 400 mijë shqiptarë, pasi shqiptarëve iu është vrarë shpresa.

“Është tronditëse sesi 400 mijë shqiptarë janë larguar gjatë 4 viteve. Shqipëria po plaket. Shqiptarëve iu është vrarë shpresa. Shpresa se diçka do ndryshojë. Është pasqyra e realiteti që ne jetojmë sot. Drejtësia sot është e paralizuar. Sot oferta politike që u ofrohet shqiptarëve, populizimi që ka të bëjë me interesat e ngushta politike”- tha ai.

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 18:27
Login to post comments