“Skënderbeu” ka frikë nga vettingu, nxjerr Spiropalin të kundërshtojë propozimin

Tuesday, 11 September 2018 19:56

Që në deklaratën e tij të parë kur pranoi publikisht idenë e vettingut në politikë, kryeministri Edi Rama u duk qartë se ishte i pasinqertë. Fillimisht tha se është pro, më pas kur u prezantua projek-ligji tha se kërkonte takim për negociata dhe kur nga kryedemokrati u tha e prerë që nuk do të pranohet negociata, u shfaq Spiropali. 

Adhuruesja e Ramës, apo siç ajo pëlqen ta quajë,”Skënderbeu” i shqiptarëve, në një deklaratë për mediat kërkoi që vettingun në politikë ta bëjë drejtësia. Shqiptaret duan qe vetingun e politikes ta beje drejtësia e pavarur” tha Spiropali.
Por, ajo që Spiropaali kërkoi në thelbë është që vettingu për politikanët të lihet në dorën e Drejtësisë së Rilindur të Edi Ramës. Sipas Spiropalin vettingun duhet ta bëjë Arta Marku e cila pavarësisht se mori kritika publike nga ONM për mungesë të aftësisë si prokurore e kaloi vettingun dhe po pushon të gjitha dosjet që godasin korrupsionin apo krimin që ka lidhje me qeverinë. /55news.al

VIDEO kur Spiropali e shpall Ramën Skënderbe

Login to post comments