Rama heq nga lista e dëmshpërblimit familjarët e ish-të përndjekurve, Spahia: Jeni kakërdhi komuniste

Tuesday, 11 September 2018 22:44

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka shpërthyer me akuza ndaj vendimit të qeverisë për të hequr nga lista e përfitimit të dëmshpërblimit familjarët e ish-të përndjekurve politikë. Sot qeveria dhe PS hoqën nga lista e dëmshpërblimit një numër të madh të përndjekurish dhe kundër këtij vendimi ka reaguar edhe deputeti i Shkodrës. Ai i quan fundërrina socialistët ndërsa ish-të persekutuarit, ndryshe nga socialistët, i quan shtresa me e nderuar, te ciles ky vend i detyrohet shume

Postimi i plotë:

Mor funderrina njerezore e kakardhi vocerrake te komunizmit. Per deshiren dhe mendimin personal te ju dy "ekonomistave"mendjendritur, qe per nga madhesia te dy bashke jeni me te vegjel se gishtat e tigrit te ekonomise, te perndjekurit duhet te ishin akoma nen persekutimin e barbarise se injorances tuaj dhe te forces politike qe perfaqesoni dhe jo te meritonin demshperblim. Te persekutuarit nuk jane barra e shoqerise shqiptare dhe e brezave qe do vijne sic mundoheni poshtersisht ta interpretoni ju dy vocerrake. Te perndjekurit politike nuk kane nevoje per lemoshet tuaja. Te persekutuarit politike jane shtresa me e nderuar, te ciles ky vend i detyrohet shume. Barra me e madhe per shqiptaret sot dhe per brezat qe do vijne jeni ju, ti Erion dhe ti Arben me sojin tuaj injorant, kriminel, hajdut e servil te neveritshem.

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 22:55
Login to post comments