Partia Demokratike ka përgatitur një ceremoni për të nderuar kujtimin e ish liderit të studentëve të dhjetorit Azem Hajdari në 20 vjetorin e vrasjes së tij para selisë së Partisë Demokratike.
Ditën e sotme, zyra e Shtypit e PD-së ka njoftuar edhe organizimin dhe aktivitet që do të mbahen në nderim të Azem Hajdarit.
Ja detajet:
Ne 20 vjetorin e vrasjes se Deshmorit te Kombit, Azem Hajdari, liderit te levizjes studentore qe permbysi diktaturen komuniste, Partia Demokratike organizon:
Ne oren 10.00 Simpozium dhe Ekspozite “Endrra e Azemit: Shqiperia si Europa”, tek hotel Plaza, kati 3.
Ne oren 11.30 homazhe prane Memorialit.
Ne oren 12.00 homazh tek varrezat “Deshmoret e Kombit. “.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





