Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në aktivitetin në nderim të Azem Hajdrit.
Meta ka vlerësuar lart figurën e Hajdarit, duke theksuar se ka qenë fat për Shqipërinë, që në ato kushte u gjend një figurë si ajo e Hajdarit.
“Është një kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në një ngjarje të tillë. Gjurmët që Azemi ka lënë me veprën e tij, janë më shumë se epokale, janë të përjetshëm. Fat i madh i vendit që atë moment, që fal trimërisë së tij, lëvizja studentore u kthye në një uragan të papërmbajtshëm.
Kjo figurë na fton për të reflektuar dhe për të kuptuar që demokracia nuk vjen si dhuratë dhe nuk qëndron si e tillë kërkon guxim për të fituar, por edhe për të mbrojtur çdo ditë, sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut, sot çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër.
Populli ynë ka vuajtur shumë nga mungesa e demokracisë, është shumë e rëndësishme që kjo figurë shembuilli i tij, frymëzimi i tij të gjenerojë një angazghim të më madhe të të rinjve që kërkojnë më shumë mundësi dhe të luftojnë më shumë demokraci. Ata e kanë më të lehtë se Azem Hajdari përpara 28 viteve.
Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të përjetshëm për të gjithë shqiptarët, se demokracia kërkon guxim.”, -tha Meta.