Berisha akuza të forta Vuçiç: Është njësoj si Milosheviç

E mërkurë, 12 September 2018 11:03

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ditën e sotme, në një takim në prani të kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të analizohen sjelljet Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic në Kosovë, pasi po bën viktimën.

Sali Berisha ka theksuar edhe një herë se vizita e fundit e Vuçiçit në Kosovë, ka nxjerr në pah se nuk është as më pak dhe as më shumë se Millosheviç.

 “E shfrytëzoj rastin për të dënuar publikisht qëndrimin e Aleksandar Vuçiç, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Madhe të Millosheviçit , dhe erdhi me flamurin e doktrinës të Vaso Çubrilloviçit, i cili në çdo takim dhe mbledhje fliste vetëm për demografi dhe pyeste se sa shqiptarë janë, sikur të ishin alienë shqiptarët dhe jo banorë mijëra vjeçar në trojet e tyre. Edhe njëherë i bëj thirrje këtij komuniteti ndërkombëtar, të studiojnë vizitën e tij, se cili është ky qaraman, se ky është burrë shteti që rrin dhe qahet në çdo vend bënë viktimën në ndërkohë kur ai është një Millosheviç i dytë, plus një Çubrilloviç”, tha Berisha sot në Tiranë pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Login to post comments