Në 20 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në ceremoninë e organizuar në nderim të tij.
“Sot është një ditë në të cilën ne nderojmë në 20 vjetorin e rënies së tij, ndofta njërën nga figurat me të jashtëzakonshme të historisë sonë kombëtare. Por, për ne, që patën fatin që ta njohim, të bashkëpunojmë, sot kjo nuk është një ditë përkujtimore. Nëse ka një njeri që është i gjallë edhe pas vdekjes, ai është Azem Hajdari.
Rrallë, mund të gjendet një figurë në histori, që brenda një orë të bëhet lider, që mund ta paguante me jetën e tij. Ai ishte më i moshuara që hidhte parulla kundër regjimit.”, tha Berisha.