Presidenti Meta takim me personalitetin e shquar shqiptaro-amerikan Frank Shkreli

E Enjte, 13 September 2018 13:03

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot personalitetin e shquar shqiptaro-amerikan, z. Frank Shkreli, ish-drejtor I Zërit të Amerikës për Euro-Azinë.

Në takimin e zhvilluar me Shkrelin, Meta shkruan “biseduam për kontributin që mund të japë në të ardhmen komuniteti shqiptar në SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve si edhe për zhvillimin e Shqipërisë”

Postimi i Presidentit Meta në faqen e tij zyrtare në facebook

Kënaqësi të prisja z.Frank Shkreli, personalitet i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili më dhuroi tre vëllimet e “Demokracia nuk pret”. Biseduam për kontributin që mund të japë në të ardhmen komuniteti shqiptar në SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve si edhe për zhvillimin e Shqipërisë.

Login to post comments