Nxori 33 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike, hipokrizia e Ramës me varfërinë

E Enjte, 13 September 2018 12:53

Kryeministri Edi Rama, në këto vite që ka në pushtet, jo vetëm që nuk ka punësuar shqiptarët, por ka bërë të kundërtën.

Në kuadër të asaj që ai e quante Reforma e Ndihmës Ekonomike, Rama nga 88 mijë familje që ishin me ndihmë ekonomike, ka hequr 33 mijë, duke lënë 55 mijë.

Problemi është se Edi Rama, i ka hequr nga ndihma ekonomike, duke mos marrë asnjë masë shtesë për punësimin e tyre, çka do e justifikonte daljen e tyre nga skema e ndihmës ekonomike.

Edi Rama, në këto vite që është në pushtet, dy gjëra ka bërë më mirë, atë të pasurimit të oligarkëve të lidhur me të, si dhe varfërimin e shqiptarëve.

Dhe në kuadër të saj, është edhe skema e tij, për të lënë 33 mijë familje në mëshirë të fatit, pa asnjë të ardhur dhe në mëshirë të fatit.

E nga ana tjetër, është për të ardhur keq, deri në neveri shtirja e Edi Ramës, vajtja në disa familje të varfra që janë në kushtet të vështira për të jetuar.

Rama duhet të dijë se varfëria nuk luftohet me aksione, dhe nuk luftohet as më kamera, varfëria luftohet me sistem, siç ishte skema e ndihmës ekonomike.

Varfëria luftohet me rritje ekonomike dhe jo me mbjellje droge, varfëria nuk luftohet duke u bërë palë me oligarkët, por duke ndërtuar një sistem ku vlerësohet mirë se kush duhet të marrë ndihmë ekonomike dhe kush jo.

Por, kryeministri Rama, nuk do që të bëj këtë gjë, ai nuk do që shqiptarët të jetojnë më mirë, sepse i intereson që të ketë mundësi të blejë vota dhe të vjedhë vota.

/55News.al/

Login to post comments