Vetingu i politikanëve ka qënë një ndër cështjet kryesore që ka artikuluar kreu i opozitës Basha gjatë takimit të jashtëzakonshëm të opozitës të zhvilluar në Durrës.
Basha shprehu bindjen se zyrtarëve të larguar përmes procesit të dekriminalizimit do t’ju bashkohen edhe politikanët e lidhur me krimin.
Duke folur për kreun e grupit socialist Balla, zoti Basha tha se “Ai që garantoi Toyota Yaris, i përket një grupi politikanësh, të cilët sot në lidhje të ngushtë me krimin, janë kthyer në një kërcënim serioz për stabilitetin e vendit, për stabilitetin e rajonit dhe eksportues të krimit dhe të drogës në Itali, Gjermani, Britaninë e Madhe, Holandë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ja disa nga deklarimet e zotit Basha gjatë takimit të sotëm në Durrës
Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Jurges Çyrbja, Edi Rama dhe kushdo tjetër që është i lidhur me krimin, do të marrë atë që meriton. Të njëjtat argumente që sot paraqesin kundër vettingut në politikë, paraqitën kundër dekriminalizimit. Beteja ishte e gjatë, por ne ia kemi dalë të arrijmë një sukses të theksuar në këtë betejë, ndonëse jo të plotë.
Një gjysëm dyzine deputetësh, kryebashkiakë si Rroshi me shokë, janë sot jashtë politikës. Atyre do t’ju bashkohen edhe politikanët e lidhur me krimin.
Vettingu në politikë nuk e përjashton hetimin nga drejtësia.
Ai është një proces paralel me hetimin nga drejtësia.
Ndaj le t’i hedhim sot poshtë mashtrimet e Edi Ramës dhe të politikanëve të tjerë të lidhur me krimin, të cilët kanë për qëllim të pengojnë këtë proces kushtetues, që opozita e ka formuluar si një përgjigje kombëtare ndaj emergjencës së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.
A heton dot Fatmir Xhafa që është vetë subjekt i ligjit antimafia, për shkak të vëllait, të dënuar për drogë në itali dhe bos të drogës në Vlorë?
Cili do të jetë qendrimi i Grupit Parlamentar të udhëhequr nga Taulant Balla i Toyota Yaris-it.
Cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar të udhëhequr nga Taulant Balla i Toyota Yaris, i cili pranon botërisht miqësinë e tij me numrin 3 të bandës më famëkeqe të historisë së Shqipërisë, bandën e Lushnjes.
SPAK-u dhe BKH e kanë juridiksionin e tyre për të hetuar politikanët.
Prokuroria sot mund të hetojë çdo familjar, ndaj pretendimi se opozita kërkon vettingun e politikanëve që të shmangë hetimin e familjarëve, është gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit dhe tregon panikun e Edi Ramës, përpjekjet e tij të dëshpëruara për t’u justifikuar para shqiptarëve se; pse nuk e pranon vettingun në politikë.
Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe ndikim negative me reformën në drejtësi. Të gjitha veprimet e vettingut të politikanëve, janë të palidhura me Reformën në Drejtësi. Të thuash se
vetting i politikanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj sit ë thuash se vetting në polici pengon reformën në drejtësi.
E kuptoni sa trashë i presin gënjeshtrat?
Sepse ju kanë rënë të gjitha alibitë për të mos pranuar iniciativën tonë kushtetuese për pastrimin e Kuvendit nga politikanët e lidhur me krimin.
Ai që garantoi Toyota Yaris, i përket një grupi politikanësh, të cilët sot në lidhje të ngushtë me krimin, janë kthyer në një kërcënim serioz për stabilitetin e vendit, për stabilitetin e rajonit dhe eksportues të krimit dhe të drogës në Itali, Gjermani, Britaninë e Madhe, Holandë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ syri.net