Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti ditën e sotme në një drekë lamtumire ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu.
Meta shkruan në Facebook se për tri vite u punua për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z. Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mese tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re”, shkruan Presidenti në Facebook.