Meçorapaj: Ridënimi që i bëhet shtresës së të dënuarve politikë në Shqipëri; heqja e dëmshpërblimit, e pafalshme

E Enjte, 13 September 2018 18:48

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj, ka reaguar pas projektligjit të shqyrtuar sot në Kuvend sa i takon dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë.

Në një status në rrjetin social Facebook, Meçorapaj thotë se heqja e dëmshpërblimit për këtë kategori, është e pafalshme sidomos në kohën kur mazhoranca po bën shpenzime të mëdha për ekspozita, fasada, udhëtime, apo koncensione multimilionëshe.

Deputetja demokrate thekson se rehabilitimi dhe dëmshpërblimi i të dënuarve politikë është përparësi e programit të Partisë Demokratike.

Postimi i plotë

RIDENIMI NGA RILINDJA I TE PERNDJEKURVE

Paraqitja sot në Kuvend, në një institucion të njëanshëm, të kapur dhe totalitar, siç është shndërruar Kuvendi i ‘Rilindjes’, e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, është një ridënim dhe atentat që i bëhet shtresës së të dënuarve politikë në Shqipëri. Heqja e dëmshpërblimit për këtë kategori, ende të parehabilituar, është e pafalshme, sidomos e tillë në epokën e shpenzimeve marramendëse për ekspozita, fasada, bojra, udhëtime, koncerte, shkrime të paguara në mediat e huaja, honorare të larta për këshilltarë të huaj, koncensione multimilionëshe të dhëna privatit etj.

Pa folur për hajdutët me çizme të administratës.

Partia Demokratike, siç tha kryetari i opozitës Basha, do ta anullojë këtë ligj, që do kalohet sot me shumicë të thjeshtë, që ditën e dytë në pushtet. Rehabilitimi dhe dëmshpërblimi i të dënuarve politikë është përparësi e programit të Partisë Demokratike.

Ne, sigurisht,, kemi një ndjesë për të kërkuar në raport me ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët, edhe pse kemi bërë çmos për t’ konisderuar si partnerë dhe për t’a shtyrë përpara agjendën dhe detyrimin ndaj tyre.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...