“U kap me 2 ton hashash, narkoshefi i Delvinës transferohet në Laç, punonte për Xhafën”

Premte, 14 September 2018 18:23

Skandalet e lidhjes së policisë me krimin e drogën vazhdojnë të publikohen çdo ditë e më shumë, por ndëshkimi që ata marrin për aktivitetet e tyre kriminale janë vetëm transferime në qytete të tjera sepse ata janë shokë të ngushtë të ministrit të Brendshëm, është ky denoncimi që një qytetar ka bërë të Ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në “facebook”, Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili thotë se ish-shefi i rendit në Delvinë, Vangjel Xhavarra është transferuar në Laç edhe  pse u kap nga policia greke me 2 ton drogë.

Postimi i plotë:

Narkoshefi i rendit ne Delvine, Vangjel Xhavarra kapet me dy ton hashash!

Ndeshkimi: Transferohet ne Laç sepse punonte per Xhafen!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktorr ! Para 10 ditesh ish shefi i rendit ne Delvine Vangjel Xhavara i trasferuar ne Lac u arrestua nga policia greke per 2 ton ashash ne piken doganore kakavie . Drogen e kishte thuhet te vet ministrit.Ky person ishte aktivist i rilindjes dhe qellimisht eshte trasferuar ne Lac. Dhe policia dhe medja ska trsmetuar gje fare...

Respekte...”

Login to post comments