Populli ynë ka një shprehje: kur nuk ke punë, luan derën. Kështu edhe i papuni ynë, kryeministri, nuk di çfarë të bëjë dhe ditë për ditë nxjerr ndonjë xhevahir. Pasi vendimit për të hequr celularët nga shkolla, tanimë njoftoi se edhe administrata nuk duhej të mbante më telefon sepse përqendrohej në rrjete sociale e nuk punonte. Në fakt administratë e Ramës, me të në krye, të vetmen punë që të të bëjë është propaganda. Rama edhe qethjen e do ta shohin të gjithë. Veliaj do edhe një lavaman çerdheje ta shesë si lajm të madh, e po ashtu ministrat e Ramës duan që edhe kafen që pinë ta transmetojnë si lajm të madh. Prandaj Rama duhet t’ia drejtojë vetes këtë kërkesë, të heqë dorë nga celulari e mjetet e tjera të pakën në orar të punës. Vendi ka 5 vjet që nuk qeveriset, por vetëm mashtrohet nga propaganda dhe zyrat e shtypit të qeverisë.