Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme një vizitë në Maqedoni.
Gjatë kësaj vizite zoti Basha do të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni.
Temë kryesore e këtyre takimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.
Zhvillimet në rajon dhe çështje të interesit kombëtar pritet të jenë gjithashtu në fokus të bisedimeve dhe bashkërendimit të qëndrimeve mes liderit të opozitës dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni.
Maqedonia zhvillon në 30 shtator një referendum popullor për t’u shprehur mbi ratifikimin e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë që do t’i hapte rrugë emrit Maqedonia e Veriut dhe anëtarësimit të saj në NATO.