Sindikata e Arsimit në Shkodër ka akuzuar Ministrinë e Arsimit si shkaktare e rrënimit të arsimit në vend.
Kryetari i kësaj sindikate Arjan Peraj i ka konsideruar të gjitha nismat e fundit të ndërmarra si nga kryeministri Rama për heqjen e celularve nga shkolla për nxënësit dhe mësuesit si dhe shpërndarjen në përdorim falas të librave, si false, pa eficencë thjesht për të mbuluar dështimet e qeverisë.
“U dhanë në përdorim falsa librat për ciklin e ulët, por janë shtrentuar me 20-25 për qind librat për ciklet e tjera. Ky kryeministër nuk njeh pedagogjinë e nxënësve. Vendimi për ti ruajtur të padëmtuar librat do ta largojë nxënësin prej tyre, do ti zbehë dashurinë.
Ndërsa për vendimin për tu hequr celularët mësuesve dhe nxënësve është non sens, a thua se celularët janë gangrena e arsimit shqiptar. Ministria dhe drejtoria Arsimore komunikojnë me ne nëpërmjet rrugëve elektronike, ndaj kjo masë është pa kuptim”, tha Peraj në një komunikim për gazetarët.
Sipas tij të gjithë këto levizje janë thjesht dhe vetëm për të mbuluar dështimet në rritjen e pagave të mësuesve prej tash 5 viteve, së bashku me shpërblimin e fundvitit për çdo arsimtar.
“Mënyra si po e trajtojnë mësuesin shqiptar është denigruese duke nisur që nga trajtimi profesional dhe ekonomik. Rreth 70 për qind e maturantëve kanë aplikuar për studime jashtë vendit. Po tentohet të bëhet mbyllja e klasave kolektive, madje dhe e shumë shkollave.
E sotmja dhe ardhmja e arsimit shqiptar është në rrezik”, tha Prelaj. Ai bëri të ditur se “do tu përgjigjeshin dhëmb për dhëmb” të gjitha politikave në dëm të arsimtarëve shqiptarë./faxnews