Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur pas takimit të zhvilluar me kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe kalimin zyrtarisht të forcës politike që ia drejton me opozitën.
Idrizi tha se përballë një mazhorance arrogante duhet një opozitë e fortë.
“Sot patëm një diskutim me zotin Basha për të vlerësuar prioritetet reciproke të programeve tona. PDIU ka qenë në opozitë, sot është pjesë e opozitës së bashkuar. Përballë një mazhorance arrogante dhe braktisjes së shqiptarëve, ne kemi nevojë për një opozitë të fortë që të ketë alternativën e saj për të dalë nga ky tranzicion i tejzgjatur për t’u dhënë shpresë shqiptarëve.”- tha Idrizi.