Deputeti i PD-së: Turp për të gjithë ata që mbështetën këtë vjedhje

Hënë, 17 September 2018 16:57

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ishte sot në emër të Partisë, për të protestuar në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Shehaj dënoi përdorimin e policisë nga qeveria për të mbytur protestën qytetare, si dhe sjelljen e shumicës së mediave, që me heshtjen e tyre mbështetën vjedhjen.

“Aleanca krim-qeveri-oligarki-media është rrezik për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë. Ka vetëm një shpëtim prej saj: shkatërrimi i saj. Kjo është detyra jonë dhe e çdo shqiptari me kurajë dhe dinjitet.”- u shpreh deputeti Agron Shehaj.

Postimi i plotë:

I gjithë aparati policor dhe shtetëror ishte rreshtuar sot kundër qytetarëve dhe në mbrojtje të vjedhjes përmes koncesionit korruptiv të Rrugës së Kombit. Gjithë natën mbrëmë dhe gjithë ditën sot forcat e policisë kanë bërë demonstrim force dhe terror psikologjik ndaj qytetarëve për t’i ndaluar ata të protestojnë. Ndërkohë, mediat kanë heshtur pothuajse të gjitha, ndërsa shumë prej tyre u angazhuan në fushata keqinformuese.

Megjithatë, qytetarët dolën në rrugë kundër vjedhjes për pasurimin e Ramës dhe oligarkëve të tij. Në emër të Partisë Demokratike, së bashku me anëtarë dhe drejtues të PD-së, isha atje dhe pashë në veprim shtetin e kapur nga korrupsioni dhe krimi.

Në fund fare, si një bandit cinik, nga ata që vrasin natën dhe qajnë ditën, Edi Rama falenderoi qytetarët për mirëkuptimin.

I falenderoi që me anë të dhunës tani do të grabisë i qetë paratë e tyre së bashku me Kastratin dhe Salillarin.

Turp dhe kriminale për policinë që të mobilizohet kundër njerëzve në mbrotje të banditëve

Turp për të gjithë ata që u shitën dhe me heshtjen apo propagandën e tyre, mbështetën vjedhjen.

Dita e sotme tregon se aleanca krim-qeveri-oligarki-media është rrezik për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë. Ka vetëm një shpëtim prej saj: shkatërrimi i saj. Kjo është detyra jonë dhe e cdo shqiptari me kurajë dhe dinjitet.

Login to post comments