Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Kishnarek të Komunës së Drenasit, në shkollën fillore “7 Marsi”.
Mësohet se një nxënës i klasës së 7-të kishte ardhur në shkollë me revole dhe ka kërcënuar disa nxënës të kësaj shkolle.
Përveç këtij të mituri që ishte me armë, dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se kanë qenë edhe dy persona të tjerë të pajisur me mjete të ftohta (thika).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, mirëpo ende nuk dihen detajet tjera lidhur me këtë kërcënim.