Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me të gjitha ngjarjet e dy ditëve të fundit, skandale të njëpasnjëshme, duke i lidhur ato të gjitha me mjeshtërinë e propagandës së kësaj qeverie.
Postimi i plotë në Facebook
Çfarë mjeshtërish!
Bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë...
Në ditën e fillimit të shkollës vuri në zbatim tarifën e rrugës së Kombit. Vetë fliste nga shkolla “Kosova”, ndërsa Kosovarët paguanin për të hyrë në Tiranë...
Mjeshtër propagande!
Të na bëjë mirë!