Pack: Jam e shokuar nga kriminaliteti në Shqipëri, vrasje mafioze në shifra të frikshme

E Enjte, 20 September 2018 17:18

Kryetarja e Forumit te Grave të PPE, Doris Pack, vizitoi ditën e sotme qytetin e Shkodrës, duke vënë në dukje situatën e rëndë të kriminalitetit.

Në shoqërinë e kryetares së LDGSH Albana Vokshi, Doris Pack u takua me Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, ku diskutuan për çështjet e sigurisë, nivelin e kriminalitetit dhe çështje të tjera të Shkodrës.

Ajo u takua edhe me Arqipeshkvin Masafra dhe më pas dha një prononcim për mediat. Pack tha se ndihej e shokuar që në një qytet si Shkodra kanë ndodhur kaq shumë krime, duke shtuar se shumica e këtyre vrasjeve janë mafioze.

Ja deklarata te Pack për mediat:

Jam këtu sepse më pëlqen Shkodra, dhe e mbaj mend kur isha herën e fundit, kur kisha fatin të hapja këtë muze nga koha e mizorive të Enver Hoxhës.

Kam përshtypje shumë të mira për qytetin dhe jetën këtu.

Por kam gjithashtu përshtypjen se shumë gjëra kanë ndryshuar,  pasi Shkodra është në qendër të vëmendjes së shumë kriminelëve, siç është mafia.

Jam e shokuar.

Nëse janë 6 vrasje, 2 rrëmbime, nuk mund ta imagjinoj se kjo ndodh në një vend, i cili është në rrugën për të nisur negociatat me BE-në. Kjo më xhindos dhe nuk mund ta kuptoj se qeveria e këtij vendi nuk është ende gati t’ju ndihmojë.

Nuk është vetëm Shkodra, është gjithashtu edhe Vlora dhe qytete të tjera.

Ka shumë vrasje nëpërmjet mënyrave mafioze.

Mendoj se për sa kohë qeveria nuk ka vullnetin të ndërhyjë dhe të ndihmojë institucionet në qytete t’i dërgojë këta kriminelë përpara gjykatës e më pas në burg, mendoj se ky vend nuk meriton të hyjë në BE.

Unë dua që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. E dua me zemër, sepse i dua qytetet e saj, i dua shqiptarët, dhe nuk mund ta kuptoj se si ministritë të cilët janë përfshirë pranë këtyre njerëzve, të cilët po kryejnë këto vepra, nuk distancohen.

Unë flas hapur, sepse, po nuk fole hapur në bazë të fakteve njerëzit asnjëherë  nuk do të të besojnë.

I kërkoj qeverisë që, së paku, të kuptojë se nëse qeveria nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj kjo nuk është rruga e duhur.

Apeloj të bëhet diçka dhe shpresoj që, së paku, dikush që nuk është i përfshirë në politikë këtu, ose ka mbaruar mandatin (ka dalë në pension) nga Parlamenti Europian, por ende është i interesuar për të mirën e qytetarëve, jo për të mirën e politikanëve, do të ndihmonte të hapte sytë e disa politikanëve, sepse jo të gjithë janë të përfshirë, disa prej tyre duhet të kenë ndjesinë për pasigurinë e qytetarëve e për t’i ndihmuar ata, sepse këta qytetarë kanë fëmijë dhe nëse këta fëmijë nuk kanë punë, siguri dhe jetën e tyre këtu në vendin e tyre, ikin.

Shqiptarët ikin jo sepse urrejnë vendin e tyre, por nuk kanë zgjedhje tjetër. Sepse ata nuk kanë punë, ata punojnë në fushat me kanabis dhe këtë ata nuk e duan.

Ju lutem, kuptoni jam këtu sepse jam vërtetë e shokuar nga kjo situatë dhe dua të bëj një thirrje zgjimi për të gjithë ata që i duan këta njerëz, po aq sa i dua unë.

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 17:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...