'Po liron Shullazin'/ Basha: Shërbëtorja e Ramës në Prokurori, në shërbim të krimit

Premte, 21 September 2018 10:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  në konferencën ballkanike “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”, organizuar nga zonjat demokrate të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane, u shpreh se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë

 “Parlamenti i Shqipërisë mori dy hapa brenda dy javësh. Bixhozit i uli taksat si dhe legjimitoi me ligj vjedhjen e pronës publike duke i hapur rrugë pastrimit të parave të pista. Janë paratë e drogës”, tha Basha.

Basha akuzoi Prokuroren e Përgjithshme, Arta Markun, se po liron Emiljano Shullazin.

“Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës.”, tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...